Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, pranon se është një tifoz i super talentit të Barcelona-s, Lamine Yamal.
Guardiola thotë se ishte i impresionuar nga Yamal në Euro 2024.
Ai tha: “Kur Rodri u kthye nga ekipi kombëtar, e pyeta për Yamal-in dhe ai më tha gjëra të mrekullueshme. Mund ta shohësh se nëse luan rregullisht për Barçën në këtë moshë dhe pastaj shkon në ekipin kombëtar dhe luan, kjo ndodh sepse je i veçantë.
“Kur Yamal debutoi me Xavi-n, ndodhi sepse ai pa diçka ndryshe tek ai sesa tek të tjerët. Ka fëmijë që i djegin hapat.
“Shpresojmë se nuk do të jemi të lodhur me të kur të jetë 25 vjeç. Kjo është një gjë që ndodh. Pritshmëritë janë shumë të larta.
“Ai do të ketë një rënie në performancë, por duhet të jeni të qetë. Potenciali i tij është spektakolar. Ai luan shumë mirë, është i vendosur”.