Lamine Yamal dëshiron të ndjekë hapat e Leo Messit. Të gjithë e dinë që “La Pulga” është një model frymëzimi për shumë tifozë dhe futbollistë, por për talentin e lindur në vitin 2007, ka shumë më tepër arsye për këtë. Ai është një produkt i akademisë së Barcelonës, ka fituar tashmë Kampionatin Europian me Spanjën verën e kaluar dhe në moshën 17-vjeçare ka pothuajse gjithçka në duar.
Lamine Yamal është plotësisht i vetëdijshëm për aftësitë e tij të lindura, që e bëjnë një nga futbollistët më të mirë të momentit në botë, por ai nuk ka ndërmend të bëjë hapa të nxituar, duke preferuar mentalitetin e argjentinasit Diego Maradona.
Ky është një shembull i shkëlqyer i klubit katalanas: “Është shumë e vështirë të mos relaksohesh pak, kur fiton një titull, por Messi nuk e ka bërë kurrë këtë. Ai kishte fituar gjithçka, kishte fituar Ligën e Kampionëve, ‘Topin e Artë’…, por nuk u ndal derisa fitoi Kupën e Botës. Leo do gjithmonë më shumë”, – shpjegoi talenti spanjoll për “Sport”.
Një idhull absolut, që e ka magjepsur Lamine, i cili tashmë është krahasuar me 8 herë fituesin e “Topit të Artë” për lëvizjet e buta me topin dhe driblimet e shpejta: “Ajo që admiroj më shumë te stili i lojës së Messit është lehtësia me të cilën ai bën gjithçka. Pavarësisht se ka shumë lojtarë që bëjnë mirë, mendoj se nuk është askush tjetër si ai. Ka vetëm një Messi. Jam i sigurt se do të fitojë edhe më shumë, edhe një tjetër Kupë Bote”.