Yamal i përgjigjet Lehmann: Do ta shohë në fushë nëse jemi të vegjël dhe pa përvojë

4 Korrik 2024
9:18
Telesport
back button

Një ditë më parë, ish-portieri i Gjermanisë, Jens Lehmann, e quajti kombëtaren spanjolle “një ekip të voël dhe pa përvojë”. Fakt ky, që sipas tij është e rëndësishme për ndeshje të tilla ndërkombëtare.

Në prag të çerekfinales së Euro 2024 mes Spanjës dhe Gjermanisë, ka folur adoleshenti 16-vjeçar Lamine Yamal. Ai i ka kthyer përgjigje Lehmann në lidhje me papjekurinë e kombëtares iderike.

Është një ndeshje e madhe, mes dy ekipesh pretendente dhe do të jetë një sfidë e veçantë e këtij turneu. Deklarata e Lehmann? Ne nuk dëgjojmë askënd, do të demonstrojmë se çfarë jemi në fushë”, tha Jamal.

Më tej, sulmuesi anësor i Barcelona dhe Spanjës, shtoi: “Kjo deklaratë sigurisht që nuk e ndihmon Gjermaninë, na ndihmon neve. Gjëja më e mirë është të mos thuash asgjë. Do ta shohim nëse ne jemi të vegjel dhe të pafajshëm“.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit