Spanja fluturoi në finalen e “Euro 2024” falë Lamine Yamal. Sulmuesi i ri i Barcelonës ishte protagonist në gjysmëfinalen ndaj Francës, duke shënuar golin që nisi përmbysjen e kombëtares së de la Fuente.
Një gol që bëri histori, sepse e shenjtëroi Yamal si golashënuesin më të ri ndonjëherë në historinë e Kampionatit Europpian, vetëm 16 vjeç e 362 ditë.
Një rekord i rrëmbyer nga Pelé. Talenti spanjoll shtoi një tjetër rekord të vendosur nga “O’ Rei” gjatë ndeshjes ndaj Francës si lojtari më i ri që ka luajtur në një gjysmëfinale, midis Kampionatit Botëror dhe atij Europian.
Një fat, ai i Yamal, i cili ndërthuret edhe me historinë e Leo Messit. Sulmuesi i ri spanjoll është “pagëzuar” nga ylli argjentinas në vitin 2007.
Ashtu si vitin e kaluar, gazeta spanjolle “Sport” vendosi të bënte një kalendar bamirësie në bashkëpunim me “Unicef”, sponsor i Barcelonës së Laportës në atë kohë.
Prandaj u organizua një fushatë rekrutimi midis familjeve që kishin rënë në kontakt me organizatën ndërkombëtare për çështjet e mirëqenies.
Mes tyre ishte edhe familja e Yamal, e cila jetonte në Rocafonda, një barrio e komplikuar e Mataròs, e cila ishte pjesë e kalendarit. Ky ishte kontakti i parë me botën.
Falë babait të Yamal, ditët e fundit, fotoja e Messit duke i bërë një banjë të vogël Lamine u bë menjëherë “virale”. Duket si një “bekim” nga Messi, i cili ende nuk ishte bërë ai që është tashmë për Barcelonën dhe botën e futbollit.
Siç e dimë, historia është ciklike dhe disa ngjarje përsëriten pas vitesh; njësoj si ngritja e Yamal në futbollin ndërkombëtar, që na kujton shumë atë të Messit.
Duke folur për ecuri dhe rekorde historike, goli i mbrëmshëm ndaj Francës nuk është gjë tjetër veçse riprodhimi besnik i atij të shënuar nga spanjolli në gjysmëfinalen e Kampionatit Europian U-17 (më 2023), kundër Francës. Një goditje e stilit të Del Pieros. Gjeste të destinuara të mbeten të pashlyeshme ndër vite.
Qershia mbi tortë për Yamal mund të jetë finalja e së dielës, më 14 korrik, një ditë pas ditëlindjes së tij të 17-të. Festimi me fitoren e “Euro 2024” mund të jetë dhurata më e mirë e ditëlindjes që sulmuesi spanjoll mund të dëshirojë.
Dhe kushedi, ndoshta gjithçka mund të përfundojë duke fituar çmimin MVP të Europianit gjerman. Erdha, pashë, fitova… Kush e di nëse kjo do të jetë edhe për Yamal dhe Spanjën.