Yamal: Një ëndërr të jem kampion Europe në këtë moshë, mezi pres të festoj me tifozët

15 Korrik 2024
8:30
Telesport
back button

Lamine Yamal, sulmuesi i Spanjës, ka folur për Sky Sport pas fitores 2-1 në finalen e Euro 2024 ndaj Anglisë. 17-vjeçari u shpall lojtari i ri më i mirë i turneut, ndërkohë që realizoi një asist fantastik në finale për golin e Nico Williams.

Është një ëndërr që bëhet realitet. Mezi po presim të kthehemi në Spanjë dhe të festojmë bashkë me tifozët”, tha Lamine Yamal, që realizoi edhe një gol në gjysmëfinalen ndaj Francës.

Është e mrekullueshme të jem këtu me familjen time. Shorti na vuri në vështirësi, por ne e njohim këtë ekip dhe në fund fituam. Shokët e skuadrës më kanë ndihmuar shumë”, tha më tej Lamine Yamal.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit