Kur Lamine Yamal bëri debutimin e tij për Barcelonën gushtin e kaluar, vlera e tij në treg ishte rreth 20 milionë euro. Konsiderohej thjesht një nga talentet e katalanasve.
Pas 365 ditësh, vlera e sulmuesit anësor spanjoll është rritur në 150 milionë euro. Pas fitimit të Kampionatit Europian, ai tashmë shihet si lojtar kryesor në skuadrën e Barcelonës dhe jo thjesht talent.
Kjo duket qartë kur sheh se ai luan gjithmonë titullar. Edhe pse është vetëm 17 vjeç, Yamal tani është lojtari më i kushtueshëm në skuadrën e Barcelonës dhe Spanjës.
Gavi dhe Pedri renditen pas tij, përkatësisht 90 dhe 80 mln euro. Kjo tregon se Yamal është nivel krejt tjetër.