Ylli i Barcelonas, Lamine Yamal ka zbuluar dy kundërshtarët e tij më të fortë: një shok skuadre i Cristiano Ronaldos dhe një yll aktual i Real Madridit.
I riu spanjoll cilësoi Nuno Mendes dhe Ferland Mendy si rivalët më të vështirë me të cilët është përballur në karrierën e tij të re.
Yamal ka qenë një pjesë integrale e skuadrës që kur u promovua në ekipin e parë të Barçës.
Ai ka shënuar 7 gola dhe ka dhënë 10 asiste në 51 ndeshje të luajtura gjatë dy sezoneve.
Lamine Yamal ka diskutuar për kundërshtarët që i kanë sjellë më shumë vështirësi në një intervistë përmes Mundo Deportivo.
I pyetur për mbrojtësin më të fortë me të cilin është përballur deri më tani, ai tha:
“Mbrojtësi më i vështirë me të cilin jam përballur? Ferland Mendy dhe Nuno Mendes”.
Të dy kundërshtarët më të vështirë të Yamal janë në Euro 2024 me kombet e tyre dhe ai mund të duhet të përballet me të paktën njërin prej tyre nëse shpreson të kurorëzohet fitues i turneut me La Roja.
Ndërsa Ferland Mendy përfaqëson Francën, Nuno Mendes luan së bashku me legjendën e Real Madridit, Cristiano Ronaldo te Portugalia.