Ylli brazilian refuzoi dyfishin e rrogës nga ekipet arabe për të qëndruar me Mourinho në Turqi

28 Gusht 2024
8:26
Telesport
back button

Frederico Rodrigues de Paula, i njohur më mirë si Fred, duket se ka rilindur me fillimin e sezonit të ri të Superligës turke me fanellën e Fenerbahçe. Pasi iu bashkua klubit turk një vit më parë, këtë verë mesfushori brazilian u mahnit nga marrja e një supertrajneri si José Mourinho.

Dhe, që nga ardhja e “Special One”, paraqitje e tij kanë qenë mjaft të mira. Veçanërisht në ndeshjen e fundit kundër Çaykur Rizespor, ku Fred realizoi tri gola në fitoren 5-0. Ky është trigolëshi i parë në karrierë për 31-vjeçarin, i cili mori një përqafim nga Mourinho në momentin që u largua nga fusha.

Një imazh i fortë që nënvizon lidhjen e bukur që ekziston mes lojtarit brazilian dhe trajnerit portugez. Mourinho e njeh mirë lojtarin, pasi e ka patur dikur te Manchester United dhe tashmë ata kanë rigjetur njëri-tjetrin e nuk duan më të ndahen, siç tregon “Fanatik” në historinë e një sfondi të bujshëm transferimi.

Sipas asaj që raportohet nga portali turk, Fred ka hequr dorë nga një transferim i rëndësishëm në verë për të qëndruar te Fenerbahçe: “Dua të vazhdoj me Jose Mourinhon. Jam i qetë këtu”. Ai refuzoi 30 milionë euro për tri vite nga një ekip arab. Ndërsa te Fenerbahce ai paguhet 5 milionë euro në sezon.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit