Ylli frikëson Barcelona-n, refuzon të përgjigjet

24 Qershor 2024
10:05
Denis Hakanaj
back button

Mbrojtësi i Barcelonas, Ronald Araujo, ka refuzuar të angazhohet për klubin për sezonin e ardhshëm.

Aktualisht në Copa America me Uruguain, Araujo u pyet nëse do të qëndrojë me Barçën.

I pyetur dy herë nëse do të luante për Barcelonan sezonin e ardhshëm, Araujo nuk pranoi të konfirmonte pavarësisht këmbënguljes së pyetjes dhe vetëm tha: “Jam 100% i fokusuar në këtë Kupë”.

I pyetur se për çfarë sezoni shpreson pas një viti të dobët në nivel klubesh, ai u përgjigj: “Shpresoj të kemi një turne të mirë me këtë ekip fantastik që kemi.

“Shpresoj të sjell të 16-ën (Copa America) në Uruguai…”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit