Ylli i Atletico: Klubi bëri sforco të mëdha në merkato, na takon ne të mundim Real e Barça

13 Shtator 2024
9:24
Telesport
back button

Koke, mesfushori i Atletico Madrid, pas pushimit 2-javor në La Liga, foli për ambiciet e klubit dhe merkaton e kryer këtë verë. Ai u shpreh se tashmë klubi “colchoneros” duhet të tregojë në fushë se sa vlen.

Le Normand i befasoi të gjithë: Kampion me kombëtaren, dha paraqitje të jashtëzakonshme me Real Sociedad dhe me Spanjën. Ka sjellë energji të re në mbrojtjen tonë, ai ka një rol shumë të rëndësishëm dhe po luan në një nivel shumë të mirë. Shpresoj që ta mbajë atë sepse ne kemi nevojë për atë nivel mbrojtës”, tha Koke.

Një tjetër përfocim është Julián Alvarez: “Ky ishte një treg shumë i mirë transferimi për klubin. Ata bënë një përpjekje të madhe për të sjellë lojtarë të nivelit të lartë. Një kampion bote si Julián Álvarez ende duhet të përshtatet. Ne e dimë se çfarë mund të japë dhe shpresoj që ai të sjellë një shumë gëzim për tifozët”.

Griezmann? Çdo ndeshje është më e mira për ekipin. Ai nuk duhet të hakmerret, le të shohim nëse do të kemi fatin të fitojmë një titull me të. Ai nuk duhet të provojë ndonjë gjë për këdo”, tha më tej Koke, legjenda e Atletico, me 48 gola në 641 ndeshje zyrtare.

Ai flet edhe për faktin nëse Atlético ka shanse të fitojë La Liga. “Klubi bëri një përpjekje të madhe në merkato, që duhej. Të gjithë bëmë një hap përpara së bashku, të rinj dhe të vjetër. Ne duhet të kërkojmë më shumë nga vetja. E dimë se është shumë e vështirë të konkurrosh me Real Madrid dhe Barçën, por ne duhet rrisin nivelin e kërkesave”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit