Raphinha flet hapur, sidomos tani që ka të drejtë të shfaqë sinqeritetin e tij, sepse po shkëlqen te Barcelona dhe i ka ardhur dita të shprehet.
Ish-ylli i Leeds United mendon se Xavi e ka keqtrajtuar te Barcelona gjatë sezonit të kaluar ose, në rastin më të mirë, ka rënë pre e presioneve të jashtme.
“Te Barcelona gjërat vjet ishin të ndërlikuara. Nuk dua të kritikoj trajnerin, por vjet e dija se në minutën e 60-të do të zëvendësohesha edhe kur isha duke luajtur mirë”.
“Jepja maksimumin, sepse isha i ndërgjegjshëm për zëvendësimet që do të bënte Xavi. Kështu, ndihesha keq. Dukesha si i pavlerë për skuadrën”.