Ylli i Barcelonës pranon ulje page vetëm që të rinovojë sa më shpejt

27 Qershor 2025
11:48
Telesport
back button

Frenkie De Jong ka rënë dakord të ulë pagën për të zgjatur kontratën e tij me Barcelonën. Lajmi raportohet nga gazeta spanjolle AS.

Klubi katalanas vjet ishte në konflikt me holandezin për të njëjtën kontratë dhe madje u përpoq ta shiste mesfushorin.

De Jong vijoi me vullnet, u rikthye në formë dhe ndryshoi kushtet me performancat e tij në fushë. De Jong tani duket dakord të ulë pagën dhe të nënshkruajë një kontratë të re.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit