Ylli i Barçës shijonte fitoren ndaj Valencia, katër hajdutë i bastisin shtëpinë

15 Shtator 2019
18:56
back button

Ditët e këqija janë njëra pas tjetrës për Samuel Umtiti. Pasi ka humbur formacionin tek Barcelona, së fundi vuan nga një dëmtim, për francezin ka patur edhe një vjedhje në shtëpinë e tij.

Futbollisti ka qenë në tribunë duke ndjekur ndeshjen ndaj Valencia dhe pas saj ka qëndruar jashtë duke festuar fitoren, por në mesnatë një grup i madh, prej të paktën katër hajdutësh kanë mësyrë në shtëpinë e tij, duke shqyer një dritare dhe më pas janë larguar nga dera kryesore duke e lënë të hapur.

Në atë moment askush nuk ka qenë në shtëpi dhe fqinjët kanë lajmëruar policinë, pasi kanë parë të hapur derën kryesore.

Policia ka kryer hetimet e para, por asnjë nga hajdutët me kapuç nuk është kapur. Deri tani nuk është vërë ende e ditur vlera e sendeve të vjedhura në shtëpinë e Umtiti.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit