Ylli i Bayern është në telashe! Mashtroi gjyqtarin e katërt dhe rrezikoi dëmtimin

27 Nëntor 2024
16:16
Telesport
back button

Michael Olise është në telashe. Ylli i Bayern, i transferuar në verë për 53 mln euro, mbrëmë gjatë ndeshjes së Champions League me PSG zbriti në fushë duke thyer një rregull.

Francezi, në minutën e 72-të, mashtroi gjyqtarin e katërt duke hequr mbrojtëset e këmbëve, të cilat futbollistët duhet t’i mbajnë nën çorapë për t’u mbrojtur nga ndërhyrjet e ashpra të rivalëve.

Gjyqtari nuk e vuri re veprimin e ndaluar të Olise, sepse ky i fundit 30 sekonda pas aktivizimit i hoqi jashtë rregullave të futbollit.

Ai luajti kështu deri në fund të lojës dhe, për fatin e tij të mirë, nuk pësoi dëmtim.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit