Mbrojtësi i majtë i Bayer Leverkusen, Alejandro Grimaldo duket se dëshiron të kthehet te Barcelona, sipas El Nacional.
Spanjolli u rrit në radhët e katalanasve dhe vlerësohej shumë si një lojtar i ri.
Megjithatë, ai nuk arriti të depërtojë në ekipin e parë dhe u largua në vitin 2016 për t’iu bashkuar Benfica-s.
Grimaldo u shndërrua në një nga mbrojtësit e majtë më të mirë në botë në Lisbonë, përpara se të transferohej te Bayer Leverkusen në verën e vitit 2023.
Sezonin e kaluar, 29-vjeçari ishte i jashtëzakonshëm për skuadrën gjermane, duke i ndihmuar ata të fitonin Bundesliga-n si dhe Kupën e Gjermanisë.
Grimaldo regjistroi 12 gola dhe 20 asiste në 51 ndeshje.
Një kthim në Camp Nou, gjithsesi, duke i vështirë. Katalanasit kanë një mbrojtës të majtë në skuadrën e tyre si Alejandro Balde, i cili ka qenë i rregullt në ekipin e parë nën drejtimin e Hansi Flick.
Gjigantët e La Liga-s kanë edhe Gerard Martin dhe nuk kanë nevojë për një mbrojtës të majtë për momentin. Barcelona pritet të investojë në reparte të tjera të ekipit në vitin 2025.
Për më tepër, kontrata e Grimaldo me Bayer Leverkusen është deri në vitin 2027 dhe kartoni i tij pritet të kushtojë shumë.