Ylli i Chelsea gati të refuzojë ofertat arabe për të bindur klubin dhe tifozët për aftësitë e tij

20 Mars 2024
12:37
Telesport
back button

Pavarësisht se është kritikuar shumë nga tifozët e Chelsea që nga ardhja e tij në vitin 2022 në “Stamford Bridge”, mesfushori anglez Raheem Sterling nuk ka ndërmend të dorëzohet. Ai nuk do të tundohet as nga joshja e parave që vijnë nga Liga Saudite, pasi është i vendosur të fitojë tituj me një fanellën e “blues”.

Lajmin e konfirmon “Evening Standard”, duke shpjeguar se 30-vjeçari nuk duket të jetë prekur nga kritikat pas ndeshjes së FA Cup kundër Leicester. Në këtë ndeshje ai humbi një penallti dhe disa mundësi shënimi, duke përfshirë një të tilla disa hapa larg portës.

Sterling dëshiron të përpiqet të bindë mbështetësit londinezë për cilësitë e tij. Për këtë arsye, në verë ai do të ishte gati të refuzonte interesimin e klubeve arabe edhe pse mund të vijë një ofertë milionerësh për Chelsea dhe të (300 mijë stërlina në javë).

Këtë sezon, mesfushori-sulmues, i paguar mbi 50 milionë euro, ka shënuar tetë gola në 36 paraqitje dhe ka kryer 10 asistime. Lojtari ka ende edhe dy vjet e gjysmë kontratë dhe ndihet i lumtur në Londër. Tifozët e Chelsea kanë qenë shpesh kritikë ndaj Sterlingut, që nga transferimi i tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit