Ylli i Chelsea-t i befasuar nga shkarkimi i Tuchel! “Ende nuk e kuptoj dot…”

26 Shtator 2022
16:42
Telesport
back button

Shkarkimi i Thomas Tuchel pati një ndikim të thellë në skuadrën e Chelseat. Shumë lojtarë nuk prisnin që trajneri të shkarkohej, siç ishte rasti me Kai Havertz, gjermani i ardhur nga Bayer Leverkusen dhe i kerkuar pikerish nga trajneri bashkekombes i tij.

“Isha i befasuar nga vendimi per te shkarkuar trajnerin Tuchel, veçanërisht duke pasur parasysh mënyrën se si luajtëm vitin e kaluar dhe çfarë fituam. Ne jemi të gjashtët në Premier League, kështu që nuk ishte një fillim i keq i sezonit.

Pastaj kemi shumë lojtarë të rinj që kanë nevojë për kohë për t’u përshtatur. Në futboll gjithçka ndodh shpejt dhe në çdo moment gjërat ndryshojnë si per mire, ashtu edhe per keq sepse keshtu funksionon”, ka pranuar gjermani në një prononcim për Kicker.

Pronari i Chelseat, Todd Boehly, vendosi të largonte Tuchelin dhe të vinte bast për Graham Potter, pas humbjes ndaj Dinamo Zagrebit (0-1), në një ndeshje të Ligës së Kampionëve. Madje, ai pagoi edhe 20 mln euro per te liruar Potter nga Brighton.

Tuchel ishte i befasuar dhe lenduar nga ky vendim pasi nuk e priste aspak qe besimi te mungonte kaq shpejt. Werner dhe Havertz ishin te dy lojtaret qe e vuajten me shume duke qene se i kerkoi Tuchel dhe i mori nga Bundesliga.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit