Ylli i Dortmund zgjidhet “Lojtari i Vitit 2019” në Gjermani!

28 Korrik 2019
16:26
back button

Marco Reus është votuar si “Lojtari i Vitit 2019” në Gjermani (çmimi i dytë për të), ku votues kanë qenë “Gazetarët e Organizatës Gjermane të Sportit”.

Sulmuesi i Borussia Dortmund triumfoi me 158 nga 540 vota, i ndjekur nga  Kai Harvetz i Bayern Leverkusen me 121 vota dhe në vend të tretë u rendit Joshua Kimmich i Bayern Munich me 35 vota.

Kapiteni i Dortmund luajti në 27 ndeshje në Bundeligë sezonin e kaluar, ku shënoi 17 gola dhe dha 12 asiste për shokët e skuadrës. Reus pason Toni Kroos, i cili e fitoi këtë trofe sezonin e kaluar me vetëm tre vota diferencë.

Për Dortmundin është një arritje sepse ishte Jurgen Kohler, para 22 vitesh që e kishte fituar këtë trofe si lojtar i tyre, ndërsa në vitin 2012 Reus e fitoi me fanellën Borussia Monchegladbach.

Më të votuarit:

1. Marco Reus (Borussia Dortmund) – 158 vota
2. Kai Havertz (Bayer Leverkusen) – 121 vota
3. Joshua Kimmich (Bayern Munich) – 35 vota
4. Leroy Sané (Manchester City) – 28 vota
5. Luka Jovic (Eintracht Frankfurt) – 27 vota
6. Serge Gnabry (Bayern Munich) – 22 vota
7. Robert Lewandowski (Bayern Munich) – 21 vota
8. Marc-André ter Stegen (FC Barcelona) – 17 vota
9. Jadon Sancho (Borussia Dortmund) – 15 vota
10. Mats Hummels (Bayern Munich) – 8 vota
11. Claudio Pizarro (Werder Bremen) – 7 vota

Lajme të tjera

Lajmet e fundit