Ylli i ekipit jep mesazhin publik: “Bayern gjithmonë në zemrën time, por… pyesni agjentin”

22 Shtator 2024
17:40
Telesport
back button

Alphonso Davies jep mesazhin e tij të qartë për Bayern. Mbrojtësi i majtë i klubit bavarez po mendon largimin nga Mynihu, për të provuar veten diku tjetër.

I pyetur nëse ka marrë një vendim për kontratën, kanadezi është përgjigjur: “Çfarëdo që të vendos, Bayern do të jetë gjithmonë në zemrën t’ime”.

Gazetarët kanë këmbëngulur për të ditur nëse ka ndonjë të re mbi kontratën e re në Mynih. “Është pyetje e bukur, por pyesni agjentin tim”.

Me pak fjalë, Davies po mendon që më 1 korrik 2025 të kalojë të Real Madrid, klub që e kërkon prej dy vitesh. Ai do të transferohet me parametra zero, sepse ky është sezoni i tij i fundit në kontratën aktuale me Bayern.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit