Conor Gallagher ka pranuar të transferohet te skuadra e Atlético Madrid. Mesfushori anglez i Chelsea, 24 vjeç, ka dhënë miratimin e tij për transferimin te klubi spanjoll, i cili ka shfaqur interes konkret për nënshkrimin e lojtarit, sidomos në këto ditë të fundit të merkatos.
Javën e kaluar “blutë” e Londrës kishin pranuar një ofertë prej 40 milionë eurosh nga Atlético. Por, kishte shumë dyshime nëse lojtari do të kishte pranuar të largohej nga Londra për të zbritur në Ligën spanjolle. Gallagher, i cili nuk ka shkelur kurrë jashtë Anglisë u ka komunikuar drejtuesve të “colchoneros” synimin e tij për të nënshkruar me ta.
Kështu, Gallagher ndërpreu lidhjet me Chelsea, duke i dhënë lamtumirë menaxherit të ri Enzo Maresca pa shumë bujë. Siç pritej, Chelsea preferoi të shesë Gallagher jashtë vendit se sa te një klub anglez, duke lejuar kështu Atletico të marrë një marrëveshje me çmim të ulët.