Mbrojtësi Andy Robertson është nisur për në Amerikë për të marrë pjesë në turneun që skuadra e Liverpool po zhvillon aty. Pavarësisht kësaj, ai nuk ka marrë pjesë në miqësoret që skuadra do të luajë aty.
Trajneri holandez i “reds” Arne Slot ka thënë se lojtari do të humbasë të treja ndeshjet, pasi po rikuperohet nga një problem dëmtimi i marrë me kombëtaren e Skocisë në Kampionatin Europian të futbollit.
“Ai nuk është ende plotësisht në formë“, tha Slot. “Gjithsesi, ne presim që ai në fund të turneut këtu në Amerikë, ndoshta edhe pak më vonë, të jetë përsëri plotësisht në formë dhe të luajë rregullisht për ne”.
“Ai mori një dëmtim të vogël në Euro 2024 dhe më pas iu desh të rikuperohej nga ai. Por ne do ta presim atë pas turneut tone edhe pse u bashkua këtu me skuadrën. Unë e vlerësoj dëshirën e tij, por nuk do të rrezikoj”, u shpreh Arne Slot.