Ylli i Liverpool: Suarez? S’më pëlqente, doja ta hiqja qafe

14 Nëntor 2019
15:39
Denis Hakanaj
back button

Marrëdhënia mes Jordan Henderon dhe Luis Suarez nuk ka qenë aspak e lehtë. Dy lojtarët kanë qenë shokë skuadre te Liverpool-i nga 2011-ta deri në 2014-ën, pata se uruguaiani të kalonte te Barcelona. Ka qenë mesfushori i Të Kuqve që ka folur në lidhje me këtë në një intervistë të dhënë për The Greatest Game.

“Isha akoma shumë i ri kur shkova te Liverpool-i, por kam dhënë maksimumin që nga fillimi. Megjithatë, nuk më pëlqenin disa gjëra që Luis Suarez bënte në stërvitje. Më ka bërë të ndihem sikur nuk isha në lartësinë e duhur: çonte duart si për të thënë ‘çfarë po bën?'”.

“Më ka lënduar me të vërtetë. E ka bërë tri herë një gjë të tillë, më pas unë kam shpërthyer: isha gati ta vrisja. Gjithsesi, ne kemi patur një marrëdhënie shumë të mirë pas atij momenti. Ai më ka mësuar shumë”, ka thënë Henderson.  

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit