Protagonist në Euro 2024 me Portugalinë e tij, për aq kohë sa zgjati aventura në Gjermani, Rúben Dias tani po shijon një periudhë pushimesh të merituara përpara se të rikthehet në stërvitje me Manchester City.
Mbrojtësi i “citizens” mori pjesë sot në Çmimin e Madh të Hungarisë në Formula 1 dhe foli për “Sport TV” Ai iu përgjigj disa pyetjeve rreth sezonit të ardhshëm të kampionatit portugez.
“Do të jetë një sezon shumë interesant. Besoj se vetë Porto, me presidentin e ri, do të jetë e re për të gjithë. Sporting është shumë i fortë por dhe Benfica është e fortë, por duhet të organizohet sërish”, tha Ruben Dias.
“Gjëra të mira na presin si spektatorë. Natyrisht, nga nga ana ime, shpresoj që gjërat të shkojnë mirë për ekipin e Benfica, ku kam luajtur dikur. Merkato është e hapur, ka shumë për të vendosur që të gjithë bëjnë mirë”, tha portugezi.
Lojtari 27-vjeçar, i trajnuar nga Pep Guardiola dhe me një kontratë të vlefshme deri në qershor 2027, foli edhe për sezonin e ri të Premier League: “Ambicja është të fitojmë sërish, por të gjitha skuadrat po përgatiten të përpiqen të na mundin”.