Ylli i NBA-së i dëshpëruar, të dy prindërit pozitivë, nëna në gjendje kome

26 Mars 2020
20:06
Telesport
back button

Basketbollisti i Minnesota, Karl Anthony Towns, një nga yjet e NBA-së, ka konfirmuar sot se të dy prindërit e tij janë prekur nga coronavirus. Madje ai ka shtuar se nëna e tij është në gjendje të rëndë, në koma të drejtuar nga mjekët.

Mendoj se ky është momenti që të gjithë të kuptojnë se sa e rëndë është situata, si në Amerikë ashtu dhe në gjithë botën”, tha Towns, i shqetësuar për gjendjen e prindërve të tij.

Babai i Towns ka dalë nga spitali dhe është në gjendje karantinë në shtëpi, ndërsa nëna është ende në spital, nën kujdesin e mjekëve. Lojtari ka bërë së fundi edhe një dhurim financiar për spitalin, në betejën ndaj coronavirus.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit