Ylli i PSG-së mbyll sezonin para kohe: “Do të kthehem më i fortë”

2 Maj 2024
16:36
Denis Hakanaj
back button

Sezoni i Lucas Hernandez është mbyllur para kohe.

Në fakt, gjatë ndeshjes kundër Borussia Dortmundit, mbrojtësi i PSG-së ka pësuar një këputje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e majtë.

Një dëmtim që do ta pengojë të marrë pjesë edhe në Europian me Francën. Ditën e martë qendërmbrojtësi ka postuar një mesazh në Instagram për të shprehur edhe gjendjen e tij shpirtërore:

“Kur erdha te PSG-në premtova se do t’i jepja zemrën dhe shpirtin kësaj skuadre dhe kjo është ajo që kam bërë që atëherë. Për fat të keq kam pësuar një dëmtim gjatë ndeshjes së mbrëmshme.

“E shtyva veten përsëri në fushë dhe u përpoqa të vazhdoj të luftoj për ekipin tonë, por nuk ishte e mundur. Doja të falënderoja të gjithë tifozët dhe të dashurit e mi për dashurinë dhe mbështetjen. Me dashuri, LH21”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit