Ylli i ri i Inter: Nëse nuk do të isha futbollist, mendoj se do të isha bërë një detektiv

6 Gusht 2024
8:10
Telesport
back button

“Nëse nuk do të isha futbollist, mendoj se do të isha bërë polic, ndoshta një detektiv”. Është kjo deklarata e dhënë nga futbollisti Iranian i Inter, Mehdi Taremi, i ardhur te skuadra zikaltër vetëm këtë verë nga Porto.

Tarem ka nisur të luajë në moshën 6 vjeçare, falë babait të tij që ia përcolli dashurinë për sportin dhe që nga ajo kohë ai nuk është ndalur kurrë: Futbolli është bërë pasioni i tij. Në fakt, ndonëse i pëlqen të shikojë ndeshjet e volejbollit, veçanërisht të kombëtares iraniane, dhe të ndjekë ndeshjet e NBA-së, ai kurrë nuk ka ushtruar sporte të tjera.

Fusha e parë në të cilën ai luajti ishte në vendlindjen e tij, në Bushehr: “Aty ishte fantastike. Luajta me vëllain tim dhe miqtë e tij dhe, edhe pse isha më i vogël, ishte një emocion për mua që mund të stërvitesha me ta“.

Karriera e Taremt mori një kthesë vendimtare kur Ali Daei, një legjendë e futbollit iranian, e ftoi të luante për Persepolis: “Për mua ky moment ishte thelbësor, ishte perfekt të luaja për një klub kaq të rëndësishëm në Iran. Ai ishte një nga golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave, pas Cristiano Ronaldos; për ne ai është një legjendë”.

Taremi nënvizon gjithashtu rëndësinë e mbështetjes së familjes së tij, të cilën e ka ndjerë gjithmonë prezente gjatë karrierës së tij: “Familja ime ka qenë thelbësore: pavarësisht se si luaj në fushë apo si po shkoj jashtë fushës, ata janë gjithmonë aty për mua“.

Mehdi thekson rëndësinë e jetës në dhomat e zhveshjes: “Shokët e skuadrës duhet të jenë si vëllezër: Ne luftojmë së bashku dhe ndajmë gëzimet dhe momentet e vështira me ta. Kalojmë më shumë kohë së bashku se sa me familjet tona dhe kjo siguron një lidhje të thellë. Është krijuar pikërisht bashkimi që e çon një ekip drejt fitores, vit pas viti”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit