Ylli i ri i Interit; parametër zero (por jo krejtësisht) dhe klauzolë e nivelit të lartë për Thuram

26 Nëntor 2024
8:34
Alfred Lleshi
back button

Parametër zero, por jo krejtësisht. Marcus Thuram i ka kushtuar Interit ‘vetëm’ 8 milionë euro. Kjo shifër përfshin një bonus nënshkrimi, pra komision, por që, duke bërë llogaritë, është sakrificë e shlyer plotësisht nga paraqitjet e jashtëzakonshme të sulmuesit francez.

Në bilancin financiar të klubit zikaltër, ai figuron me një vlerë prej 7.587 milionë euro, me një amortizim vjetor prej 1.6 milionë euro. Për të dhënë një ide: shitja e tij për 5 milionë euro në korrikun e ardhshëm (me kontratë që skadon në verën 2028) do të sillte një fitim kapital prej 200 mijë eurosh.

Ylli i ri i Interit – Pas viteve ku vëmendja ishte përqendruar te Romelu Lukaku dhe Lautaro Martinez, këtë sezon është pikërisht djali dhe vëllai i një familjeje me traditë në futboll, i ardhur nga Borussia Mönchengladbach, që ka marrë rolin e yllit kryesor në formacionin e Simone Inzaghit.

Shifrat flasin vetë: 9 gola dhe 6 asistime në 13 ndeshje kampionati, të gjitha si titullar dhe me 89% të minutave në fushë. Në Champions League ka shënuar 1 gol në 3 ndeshje (me vetëm 30% të minutave të luajtura). Thuram është bërë lider i skuadrës zikaltër dhe po tërheq vëmendjen e klubeve më të mëdha të Europës.

Klauzola e nivelit të lartë – Ai është kthyer përsëri vendimtar para portës, duke shënuar golin e fundit në Champions kundër Young Boys, një muaj më parë. “E dua ‘San Siro’, e dua këtë stadium”, – ka thënë kohët e fundit 27-vjeçari, ish-lojtari i Gladbach, i cili ka kontratë me klubin zikaltër deri më 2028, me klauzolë lirimi të vendosur në shifrat 85 milionë euro.

Ai pëlqehet veçanërisht nga Paris Saint-Germain dhe Liverpool, përveç një vargu të gjatë klubesh angleze. PSG e kërkon për të krijuar një treshe sulmi gjithnjë e më franceze, ndërsa “Reds” po mendojnë për një repart që mund të ndryshojë ndjeshëm gjatë verës. Sidoqoftë, francezi ka një klauzolë që i jep siguri projektit zikaltër, në të dyja aspektet.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit