Ylli i Roma-s: Qyteti ka vdekur, është pak e frikshme

21 Mars 2020
16:15
Denis Hakanaj
back button

Emergjenca Coronavirus ka futur në izolim të gjithë botën. Lufta kundër vrusit po bëhet gjithnjë dhe më e ashpër në Itali, me shumë të infektuar dhe shumë të vdekur.

Mesfushori i Roma-s, Jordan Veretout, ka folur për L’Equipe në lidhjeme situatën në kryeqytetin e Italisë:

“Roma është një qytet i vdekur tani. Në zonën ku  banoj unë kishte  gjithmonë zhurmë në sfond, por tani ka një ndjesi boshllëku, është pak e frikshme”.

“Kur  vajza ime më ka pyetur nëse mund të dilte të luante në oborr apo nëse ishte gogoli, i jam përgjigjur se është një gogol i  vogël në ajër, por mund të luannte në shtëpi”, ka  thënë Veretout.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit