Ylli i Serie A drejt La Liga, Barcelona dhe Atletico Madrid në garë për të marrë kampionin e botës

7 Mars 2024
11:38
Telesport
back button

Shtohen çdo ditë e më shumë zërat se sulmuesi argjentinas Paulo Dybala mund të luajë në Spanjë sezonin e ardhshëm. e përditshmja iberike “Sport” konfirmon se Barcelona dhe Atletico Madrid janë vënë në gjurmë të sulmuesit.

30-vjeçari ka një klauzolë prej 13 milionë eurosh për të lënë Romën në rast se vjen një ofertë nga jashtë Italisë. Një shumë e vogël për një kampion bote, ndaj dy ekipet e La Liga janë gati të marrin sulmuesin argjentinas.

Kontrata e Dybala me Romën skadon në vitin 2025, ndaj klubi italian mund ta lërë të lirë për të evituar një transferim me koston zero. Nga ana tjetër, menaxheri i Dybala pret një telefonatë nga klubi verdhekuq për të diskutuar një rinovim të mundshëm të kontratës.

Dybala është në sezonin e tij të dytë te Roma, ku në 64 ndeshje zyrtare ka realizuar 31 gola. Aventura e tij në kryeqytetin italian është karakterizuar nga mjaft dëmtime.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit