Ylli i Serisë A: Klubi ka pësuar humbje të mëdha. Do të duhet të shesë shumë lojtarë

28 Maj 2020
22:27
Denis Hakanaj
back button

Ndalesa e shkaktuar nga pandemia ka krijuar shumë probleme në botën e futbollit. Të ardhurat e munguara kanë vënë në vështirësi shumë klube.

Në Serinë A, një nga skuadrat më të goditura nga kjo situatë është Roma. Një situatë ekonomik që nuk i lë të qetë lojtarët, siç tregojnë edhe deklaratat e bëra nga Javier Pastore.

Në një intervistë të dhënë për Telefenoticias, argjentinasi ka deklaruar: “Sinqerisht, dëshira ime është që të qëndroj, dua të ndihmoj skuadrën të arrijë obkektivat”.

“Megjithatë, e di se klubi ka vuajtur shumë nga pandemia, ashtu si shumë klube të tjerë. Roma ka pësuar humbje të rëndësishme dhe në këtë moment do të duhen shumë para. Klubi do të duhet të shesë shumë lojtarë dhe të blejë futbollistë të rinj, që fitojnë më pak”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit