Ylli i Serisë A: Më kërkoi Inter-i dhe Atletico, por zgjodha Champions-in dhe paratë

19 Shkurt 2020
15:50
Denis Hakanaj
back button

Ylli i Atalanta-s, Papu Gomez, ka dhënë një intervistë të gjatë për El Pais. Argjentinasi i zikaltërve ka folur për disa etapa të karrierës së tij. Pas tre sezonesh në nivele të larta me fanellën e Catania-s, ai ka patur mundësinë të hedhë hapin e madh:

“Në 2013-ën, pas tre vitesh të mirë te Catania, isha akoma shumë i ri. Më kërkuan Inter-i dhe Atletico i Simeone-s, por që nuk kishin fuqinë financiare që kanë sot dhe nuk mund të paguanin 10 milion eurot që kërkonte Catania: u bë një ofertë 6 milionëshe, më pas Atletico mori Villa-n për katër milionë”, ka zbuluar numri 10-të i Atalanta-s.

Pasi ka qenë shumë afër Inter-it dhe Atalanta-s, Gomez ka pranuar ofertën e Metalist-it: “Erdhi një ofertë e Metalist, që luante në Champions dhe luftonte për titullin ukrainas me Shakhtar Donetsk. Kishte shumë argjentinas në ekip dhe unë i thashë vetes: ‘Mirë, nëse nuk mund të shkoj tek Atletico dhe të qëndroj në Itali, të paktën do të luaj një kompeticion europian dhe do të fitoj më shumë para'”.

“Te Metalist kalova një vit të tmerrshëm, më shërbeu vetëm në aspektin ekonomik: lufta filloi në dhjetor dhe unë u largova në shtator. U detyrova t’ia nisja nga e para tek Atalanta, që atëherë nuk ishte klubi që është sot”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit