Ylli i Tottenham udhëton në Madrid për të finalizuar transferimin

16 Korrik 2019
17:35
back button

Kierian Trippier ka udhëtuar në Spanjë për të finalizuar transferimin me vlerë 24 milionë euro nga Tottenham tek Atletico Madrid. 

Spurs i kanë dhënë leje Trippier për të negociuar kontratën e re me Atleticon në prag të vizitave mjekësore dhe nuk do ta përfshijnë në listën e lojtarëve që do të udhëtojnë në Azi për fazën parasezonale. 

Tottenham do të udhëtojë në Singapor të mërkurën, por Trippier nuk pritet të jetë në avion pasi pritet të finalizojë transferimin me Atleticon. 

Trippier ka kaluar një sezon me probleme për shkak të dëmtimeve të shpeshta.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit