Ylli italian mahnit Europën, presidenti zbulon të ardhmen

24 Qershor 2019
22:01
back button

Presidenti i Fiorentinës, Rocco Commisso, prezent në një event futbollistik publik, nëpërmjet një deklarate për “RTV38” ka dhënë sinjale të forta në lidhje me të ardhmen e talentit vjollcë, dhe përfaqësueses së Italisë, sulmuesin Federico Chiesa. Ky i fundit po shkëlen me përfaqësuesen U-21 të Italisë në Europianin U-21 që po zhvillohet aktualisht në Itali.

“Shpresoj dhe dua t’ju zbavis me Fiorentinën, por nuk bëj premtime. Unë nuk premtoj nëse nuk arrij të mbaj premtimin. A qëndron Chiesa? Deri më sot unë them se qëndron, më pas nuk di nëse do të ketë diçka që nuk njoh unë. Në 99% të shanseve do të qëndrojë te Fiorentina edhe për një vit”, deklaroi presidenti i Fiorentinës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit