Ylli konfirmon largimin nga Brazili për të veshur fanellën e Inter sezonin e ardhshëm

15 Maj 2024
10:58
Telesport
back button

Nga Brazili konfirmojnë se portieri 24-vjeçar Bento do të lërë ekipin e Athletico Paranaense për t’u transferuar tek Inter këtë verë. Trajneri i këtij ekipi deklaroi sot se portieri ka vendosur të largohet.

Bento ka vendosur të lërë klubin tonë. Kjo është ajo që kërkojnë të bëjnë të gjithë lojtarët, pasi duan të luajnë në Europë. Ne jemi duke përgatitur portierin rezervë për ta zëvendësuar”, tha Alexai Stival Beludo.

Për Bento është interssuar prej kohësh Inter, për ta sjellë në “San Siro”, fillimisht si portierin e dytë, pas Iann Sommer. Më pas, ai pritet të marrë në dorë portën zikaltër, duke parë moshën e zviceranit.

Për të siguruar Bento, skuadra e Inter duhet të paguajë rreth 20 milionë euro, shumë që skuadra braziliane kërkon për të. Portieri aktual i dytë, Emil Audero, do të lihet i lirë për t’u rikthyer te Sampdoria.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit