Dani Olmo u rikthye dje në fushë pas pesë javësh mungesë pas dëmtimit të pësuar në derbin ndaj Girona. Sulmuesi spanjoll luajti pesëmbëdhjetë minutat e fundit të fitores 4-1 të Barcelonës kundër Bayern Munich në Champions League.
Tashmë, ai mezi pret të përjetojë emocionet e “El Clasico”, takim në të cilën katalanasit mbërrijnë si favorite, pasi janë të parët në renditje. “Në një ndeshje si kjo nuk ka asnjë favorit”, tha Dani Olmo për mediat.
“Është ndeshja më e mirë që mund të luhet në La Liga dhe në Europë. Ne mund t’i mposhtim me idetë tona dhe duam ta vërtetojmë këtë gjë në fushë”, ka shpjeguar më tej futbollisti katalanas.
Dani Olmo është përballur tre herë në karrierën e tij me Real Madrid, gjithnjë duke veshur fanellën e Leipzig. Në sezonin 2022-2023 u përballën me “los blancos” në fazën e grupeve të Champions League, duke fituar 3-2.
Vitin e kaluar ata u takuan sërish në fazën e 16-të: Në ndeshjen e parë, në “Red Bull Arena”, ndeshja përfundoi 0-1, ndërsa ndeshja e kthimit në Bernabéu përfundoi në barazim (1-1).
Para dëmtimit të tij, Dani Olmo kishte luajtur tre ndeshje në La Liga për Barcelonën dhe e kishte gjetur gjithmonë rrjetën. Tani ai ndihet 100% i gatshëm të përballet me rivalin e tij të përjetshëm.