Young Boys përmbys United në fund, mbyllet barazim sfida e penalltive Sevilla-Salzburg (Video)

14 Shtator 2021
20:41
Denis Hakanaj
back button

Ka nisur me një humbje 2-1 në fushën e Young Boys aventura e Manchester United në Champions League.

Djajtë e Kuq kanë kaluar në avantazh në minutën e 13-të me të zakonshmin Cristiano Ronaldo dhe e kanë patur ndeshjen nën kontroll deri në minutën e 35-të, kur Wan-Bissaka është ndëshkuar me karton të kuq për lojë të rrezikshme.

Vendasit kanë arritur të përfitojnë nga superioriteti numerik në minutën e 66-të, duke barazuar me Moumi Ngamaleu. Befasia ka ardhur në minutën e 95-të, me Sibatcheu që ka realizuar golin e fitores pë zviceranët. Gol që ka ardhur edhe nga një gafë e Lingard, i aktivizuar në minutën e 72-të në vend të Cristiano Ronaldo-s.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Është mbyllur barazim 1-1 ndeshja e Grupit G mes Sevilla-s dhe Salzburg. Gjithçka është vendosur në pjesën e parë, gjatë së cilës janë dhënë plot katër penallti: 3 për miqtë dhe një për vendasit.

Austriakët kanë gabuar të parën me Adeyemi (13′), kanë shënuar të dytën me Sucic (21′) dhe kanë gabuar të tretën po me Sucic (37′). Tri minuta para fundit të 45 minutave të para, ka ardhur goli i barazimit i shënuar nga Rakitic, gjithashtu nga pika e bardhë.

Spanjollët kanë mbetur me 10 lojtarë në minutën  e 50-të pas kartonit të dytë  të verdhë të marrë El Nesyri për simulim.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit