Zamorano i sigurt për të ardhmen e Lautaro Martinez: Mungojnë 100 milionët…

25 Maj 2020
11:51
Alfred Lleshi
back button

Ai ishte një nga lojtarët më të mirë në Serie A, para pandemisë së koronavirus, por kampionati italian do të kthehet. Bashkë me të edhe Lautaro Martinez, i vendosur për ta udhëhequr Interin drejt objektivave të mëdha. Kur bëhet fjalë për argjentinasin, domosdoshmërisht duhet të flasim edhe për tregun e transferimeve, me Barcelonën në rreshtin e parë, në përpjekjen për ta marrë atë në Katalonjë.

Një ish-lojtar i shkëlqyer i Interit, si Ivan Zamorano, i intervistuar nga “Mision TUDN”, i jep këshilla sulmuesit argjentinas dhe njëkohësisht beson se Lautaro Martinez do të mbetet tek Interi. Zamorano ka pak dyshime për të ardhmen e Lautaro Martinez: “Shpresoj që ai ta veshë gjatë fanellën e Interit. Jam i bindur se do të qëndrojë. Barça ka nevojë për 100 milionë euro, që të bëjë një ofertë, por nuk i ka ato, edhe pse Conte me të vërtetë i pëlqen Vidal.

Barcelona ka probleme financiare, që e pengojnë ta marrë Lautaro. Sipas mendimit tim, ai do të mbetet zikaltër. Nuk kam asnjë dyshim për këtë. Katalanasit duhet të vendosin 100 milionë euro në tryezë, minimumi që Interi do të kërkojë për të”.

Zamorano, i cili luajti për Interin midis viteve 1996 dhe 2001, duke fituar Kupën UEFA me të ndjerin Gigi Simoni më 1998, është i sigurt që Lautaro Martinez është e ardhmja zikaltër, i gatshëm për t’u bërë protagonist në vitet e ardhshme. Ndoshta, gjithmonë nën drejtimin e Antonio Conte.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit