Zamorano mbron Vinicius: Fyerje të padrejta, por duhet të mendojë vetëm për futbollin

28 Shtator 2024
9:19
Alfred Lleshi
back button

Gjatë intervistës së dhënë për “AS”, ish-sulmuesi i Interit, Ivan Zamorano, foli për mënyrën sesi ka ndryshuar atmosfera në stadiumet e Spanjës dhe fyerjet që merr Vinicius: “Oh Zoti im. Mua më thanë: Iván Zamorano, je cigan…

Sigurisht që e kuptoj Vinicius dhe mendoj se është mirë që është ngopur me atë që i thonë. Sjellja ndaj tij është e padrejtë, por fakti që La Liga dhe drejtësia spanjolle po përpiqen ta ndalojnë gjithë këtë dhunë verbale ndaj lojtarëve të një race tjetër, ose thjesht të huajve, përbën një hap të madh.

Tani ka shumë më tepër ndërgjegjësim për këtë çështje, por kur kam luajtur unë e kemi përjetuar si një gjë ‘normale’. Si e kuptuan njerëzit se kjo mund të të ulte moralin? Duke ju fyer. E vërteta është se mua nuk më preku kurrë, por as Fernando Redondo, as Freddy Rincón, as Míchel, i cili dha gjithçka dhe ishte spanjoll.

I jemi përkushtuar ndeshjes dhe nuk na ka shkuar në mendje të përballemi me tribunat. Në fund të fundit është problem arsimimi. Nuk e kuptoj pse dikush mund të shkojë në stadium për të fyer, në vend që të shijojë futbollin.

A ndikon në performancën e tij? Epo, nuk e di. Është e vërtetë që e gjitha kjo e mërzit, por Vinicius duhet të kuptojë se është një lojtar themelor i Real Madridit. Jam i bindur se do të vijë një moment që nuk do t’i japë aq rëndësi. Sa më shumë të jetë i fokusuar në atë që bën, aq më mirë do të shkojnë gjërat për të dhe për ekipin”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit