Ish-sulmuesi i Interit, Ivan Zamorano, foli për programin “MachDay” të klubit zikaltër: “Interi im ishte një ekip me zemër të madhe, kishte një shpirt amerikano-jugor, luante me gëzim dhe vendosmëri.
Kjo ndoshta kjo është arsyeja pse arriti kaq shumë në zemrat e tifozëve. Dhe pastaj ishte Interi i Ronaldos, Vierit, Zanetit, Simeones, Zé Elias, Winter…, të gjithë personazhe të fortë, me shumë vendosmëri. Ky grup na çoi, për shembull, në ngritjen e Kupës UEFA më 1998”.
Nga Interi i tij në fillim të mijëvjeçarit e deri tek ai i sotmi: “Më pëlqen shumë ky Inter, është një ekip shumë i bashkuar me entuziazëm e zemër. Këtë e dëshmoi qartë sezonin e kaluar me fitimin e titullit të yllit të dytë.
Inzaghi arrin në zemrat dhe mendjet e lojtarëve në mënyrë perfekte, ka një lidhje të mirë. Më pëlqejnë shumë lojtarë, por si sulmues nuk mund të mos them se Lautaro dhe Thuram janë një çift i jashtëzakonshëm”.