Sikur të mos mjaftonin problemet në fushë, Interi ka telashe edhe jashtë saj. Pas publikimit të bisedave mes ultrasve dhe trajnerit Inzaghi, në përgjimet e policisë italiane për veprën penale të shitjes së biletave të ndeshjeve në treg të zi ka dalë edhe legjenda Javier Zanetti.
Legjenda e klubit zikaltër rezulton të ketë mbajtur kontakte të vazhdueshme me ultrasit, siç e tregon një përgjim i një më 26 maj 2023, raportojnë mediat italiane.
Telefonata zbulon se drejtuesi i ultrasve zikaltër kishte marrë udhëzime nga Zanetti, pasi ky i fundit ishte informuar se policia e Milanos po ndiqte nga afër situatën në tribunën e ultrasve.
Nëse ky lajm vërtetohet, emri Zanetti njolloset në sytë e miliona fansave në gjithë botën. Ai duket se ka paralajmëruar ultrasit për hetimet e policisë, me qëllim që ata të fshihnin gjurmët.