“Zanetti, sa shumë sakrifica. Një flamur i vërtetë, ia kushtoi jetën futbollit”

29 Korrik 2024
8:31
Alfred Lleshi
back button

Pasioni për futbollin është i jashtëzakonshëm në disa familje. Nuk bën përjashtim as ajo e zëvendëspresidentit të Interit, Javier Zanetti, i cili ia ka kushtuar gjithë jetën këtij sporti. Si dëshmi për këtë, nipi i tij Nicolas dha një intervistë për “Gianlucadimarzio.com”. Ai është vetë futbollist, luan në Kategorinë e Parë dhe së fundi është transferuar te Cannobiese.

Duke folur për Javier, ai tha: “Të ndryshosh vendet kur je i ri dhe të përshtatesh me një kulturë të re nuk është e lehtë. Kur bëhet fjalë për futbollistët, shumë njerëz mendojnë vetëm për paratë që fitojnë, por pas tyre ka shumë sakrifica. Javier ia ka kushtuar plotësisht jetën futbollit, kurrë nuk tha një fjalë pa vend. Një flamur i vërtetë, që sot në një lëvizje futbolli dhe shoqërore të bazuar tërësisht në biznes nuk ekziston më për fëmijët që ëndërrojnë të bëhen futbollistë”.

Nicolas më pas foli mbi pasionin e tij për këtë sport: “Është në gjakun tim, është pjesë e imja. Në familjen time ka qenë gjithmonë një arsye për të jetuar, jo vetëm sepse si për babain, ashtu edhe për xhaxhain tim ishte një punë, por ngaqë është si feja për ne. Javier është më i miri nga ne jo vetëm në fushë, por mbi të gjitha si person. Ai është kritikuar shumë për disa vite që nuk ka fituar me kombëtaren. Pavarësisht gjithçkaje, u ngrit dhe u përpoq deri sa ia doli”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit