“Lojtarët tanë kanë shkruar një faqe historie me yllin e dytë. Por ata do ta kuptojnë këtë vetëm pas disa vitesh”.
Kështu ka thënë ish-kapiteni i Interit dhe zëvendëspresidenti aktual i zikaltërve, Javier Zanetti, i cili foli në episodin e parë të podcast-it të Fabio Rovazzi dhe Marco Mazzoli, ‘2046’.
“Messi? Të gjithë do ta donin, por kushton shumë…”, ka shtuar ish-mbrojtësi. Zanetti më pas zbuloi një ‘prapskenë’ të fitores së zikaltërve në finalen e Champions League të vitit 2010.
“Jam i përkushtuar ndaj Shën Ritës që është 22 maji, dita e finales. Në mesnatë ndeza një qiri. Dhe në mbrëmjen e datës 22, njeriu kyç ishte Milito që kishte numrin 22 në fanellë!”.