Zaniolo: Më mungon Italia. Milani? Kush e di… Lazio? Një hipotezë e paimagjinueshme

26 Mars 2024
9:14
Alfred Lleshi
back button

“A më mungon Italia? Sigurisht, shumë. Më mungojnë miqtë, familjen, djali im”. Këtë e tha Nicolò Zaniolo, protagonisti i një interviste të gjatë sot me “Corriere dello Sport”, në të cilën gjithashtu flet se cila mund të jetë e ardhmja e tij: “Tani iu takon klubeve të përcaktojnë të ardhmen time, kartonin e zotëron Galatasaray. Ndërkohë, më lejoni të them se i jam mirënjohës Monchi-t, që ende ‘vë bast’ për mua, pasi më mori te Roma kur isha 19 vjeç”.

Pra, do të ktheheni në Itali, flitet shumë për Milanin…
Kush e di. I kërkova agjentit tim, Claudio Vigorelli, të më informojë vetëm nëse dhe kur ka diçka konkrete. Tani më duhet të përqendrohem tek Aston Villa.

Disa madje spekulojnë se mund të ktheheni në Romë, por nga ana e Lazios…
Unë nuk di asgjë, por gjithsesi dua të jem i sinqertë: për atë që Roma përfaqësoi për mua dhe gjithashtu nga respekti për tifozët e Lazios, do të ishte një situatë e paimagjinueshme.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit