“Zbardhet” faza tjetër e Champions-it, ja skuadrat e kualifikuara

12 Dhjetor 2018
11:49
Alfred Lleshi
back button

Tashmë janë 15 skuadra të kualifikuara në fazat me eliminim direkt të Ligës së Kampionëve. Për momentin mungon vetëm emri i fundit, që do të përparojë më tej, pas pjesës së dytë të ndeshjeve të gjashta në grupe, si dhe pozicionimi përfundimtar në vendin e parë dhe të dytë në disa raste (Bayern / Ajax, Manchester City / Lyon, Real Madrid, Juventus / Manchester United etj).

Në balotazh është vetëm grupi F, në të cilin Shakhtar e "minon" matematikisht vendin e dytë të Lyon. Cila prej këtyre dy skuadrave do t'i bashkohet 15-shes tjetër? Dy ndeshjet e mbrëmjes së sotme të grupit në fjalë do ta zbulojnë. Këtu është lista e plotë, së bashku me të gjitha informatat e dobishme, që lidhen me shortin e raundit të ardhshëm të këtij kompeticioni madhor për klubet europiane të futbollit.

Ekipet e kualifikuara: 
Vendet e para: Borussia Dortmund, Barcelona, PSG, Porto, Bayern / Ajax, Manchester City / Lyon, Real Madrid, Juventus / Manchester United

Vendet e dyta: Atletico Madrid, Tottenham, Liverpool, Schalke 04, Bayern / Ajax, Manchester City / Lyon / Shakhtar, Roma, Juventus / Manchester United

Borussia Dortmund, Barcelona, PSG dhe Porto kanë përfunduar të parat në grupet e tyre përkatëse dhe në këtë mënyrë do të kenë avantazh të lehtë, jo vetëm për të sfiduar kundërshtarë teorikisht më të dobët, por edhe për ta luajtur ndeshjen e kthimit të raundit të dytë të Ligës së Kampionëve në shtëpi. Atletico Madrid, Tottenham, Liverpool dhe Schalke 04 do t’i luajnë ndeshjet e para në shtëpi.

Në këtë pikë mbetet të qartësohet vetëm rendi i skuadrave të grupeve E, F dhe H, në fushë, sonte, në mbrëmjen përfundimtare të fazës së grupeve. Shorti për raundin e parë me eliminim direkt të Ligës së Kampionëve do të mbahet të hënën, më 17 dhjetor, në Nyon, në selinë e UEFA-s, duke filluar nga ora 12:00. Ekipet e renditura në vendin e parë të grupeve, siç e përmendëm më lart, do t’i luajnë ndeshjen e kthimit të fazës së ardhshme në shtëpi.

Grupi A

Grupi B

Grupi C

Grupi D

Grupi E

Grupi F

Grupi G

Grupi H

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit