Zbardhet strategjia e klubit: Barcelona synon dy blerje, del lista e të paprekshmëve

22 Shtator 2024
18:39
Telesport
back button

Duke parë rritjen spektakolare dhe motivimin që ka skuadra, drejtuesit e Barcelonës kanë bërë gati strategjinë e radhës për merkaton e verës.

Klubi katalanas sheh ndryshime të mëdha nga trajneri Hansi Flick dhe plani është që ky projekt të zgjatë minimalisht për tre vite.

Lojtarë si Araujo, Balde, Cubarsi, Pedri, Gavi dhe Yamal konsiderohen të paprekshëm. Skenare largimi mund të mendohen vetëm për lojtarë në fund të karrierës si Christensen dhe Lewandowski apo për lojtarë që nuk bindin me performancat e tyre.

Një befasi e madhe në Camp Nou është Raphinha, krejtësisht i rilindur me trajnerin e ri. Në verë mendohej shitja e tij, por sot është titullar i paprekshëm.

Barcelona po mendon ndërhyrje në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe në mesfushë. Katalanasit duan me ngulm një mesfushor difensiv.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit