Zbehet kriza e dëmtimeve, Milan-it i rikthehen dy titullarë

11 Dhjetor 2018
16:59
back button

Kriza e dëmtimeve më në fund po zbehet tek AC Milan. Mateo Musacchio dhe Alessio Romagnoli mund të jenë në fushë për ndeshjen ndaj Bologna-s.

Kuqezinjtë kanë vuajtur javët e fundit për shkak të dëmtuarve të shumtë, sidomos në mbrojtje, me Ignazio Abate që i është dashur të luajë si qendërmbrojtës.

Sipas calciomercato.com, Musacchio është rikthyer të stërvitet me grupin në Milanelo, dhe mund të rikthehet në skuadër që në ndeshjen e Europa League ndaj Olympiacos.

Nëse nuk arrin të luajë të enjte, me shumë mundësi do të jetë gati për sfidën ndaj Bologna-s në Serie A, ndërkohë që mund të rikthehet edhe kapiteni i klubit Romagnoli.

Mbrojtësi është shumë pranë rikuperimit 100% pas tërheqjes muskulore, dhe ka marrë pjesë në seancën e parë stërvitore ditën e martë.

Ai do të monitorohet nga dita në ditë, por qëllimi është që ai të jetë gati për ndeshjen ndaj Bologna-s.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit