ZBULIMI: Barcelona djeg kartën Pochettino, deklarata që fundosi argjentinasin!

13 Janar 2020
19:24
Eraldo Harlicaj
back button

Ish-trajneri i Tottenham-it, Mauricio Pochettino, është i lirë në treg. Argjentinasi po përflitet që të marrë drejtimin e Barcelonës, por mediet spanjolle i kanë nxjerrë një deklaratë të tij që mund t’i prishë shumë punë. Tekniku thotë hapur se nuk do të drejtojë Barcelonën kurrë.

“Nuk do ta drejtoj kurrë, pasi nuk identifikohem me vlerat e Barcelonës. Nuk them se janë më të mira, apo më të këqija se të miat, por janë krejtësisht të ndryshme. Jam rritur me vlera krejtësisht të tjera”, – deklaronte tekniku argjentinas në dhjetorin e 2017. 

Situatat mund të kenë ndryshuar dhe me problemet e Valverdes në krye të stolit, Pochettino mund të gjejë vlera të njëjta me Barçën. Ekipi katalanas ka shumë probleme momentalisht, pasi numri një i stolit është me një këmbë jashtë.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit