Zbulimi i Guardiolës: “Bayerni im është spiunuar!”

18 Janar 2019
22:44
back button

Në kulmin e çështjes së spiunazhit, me protagonist kryesor trajnerin argjentinas, Marcelo Bielsa, tekniku spanjoll i Manchester City, Pep Guardiola ka deklaruar se skuadra e tij e Bayern Munich është spiunuar, por se nuk kishte menduar kurrë të aplikoknte atë taktikë në Angli. Bielsa pranoi publikisht spiunazhin ndaj çdo kundërshtari të Leeds United të këtij sezoni.

Gjithsesi Guardiola deklaroi se asgjë nga kjo histori nuk ka cënuar konsideratën dhe vlerësimin që spanjolli ka për Bielsan, madje e ka justifikuar duke thënë se spiunazhi ishte diçka normale në Spanjë, kur ai drejtonte Barcelonën.

“Në shtete të tjera të gjithë e bëjnë këtë gjë, por këtu është më vështirë. Në vende të tjera, komplekset stërvitore janë të hapura, në Munich kishte njerëz me kamera që shihnin atë që ne bënim. Por unë nuk do ta bëj këtë këtu md Huddersfield”, tregoi Pep Guardiola. 

“Të gjithë duan të dinë gjithçka, ky nuk është vetëm futbolli, por e gjithë shoqëria. Të gjithë spiunojnë mbi të gjithë, në jetët private të një burri ose një gruaje. Respekti im mbetet i njëjtë. Ai ishte i qartë në komunikatën e tij. Ai e ka bërë këtë edhe në të kaluarën, pse duhet të ndryshoj unë mendim tani?”, deklaroi Guardiola.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit