Zbulimi i Serisë A i thotë “Po” Inter-it, ndërhyn Milan-i

24 Mars 2024
12:20
Denis Hakanaj
back button

Albert Gudmundsson është zbulimi i këtij sezoni në Serinë A. Fantazistika shkëlqyer me fanellën e Islandës, duke realizuar një tregolësh në gjysmëfinalen e playoff-it për Euro 2024. Kundër

Ukrainës do të jetë përballja vendimtare për të prerë biletën për një vend në kompeticionin që do të zhvillohet këtë verë në Gjermani.

Një ndeshje e rëndësishme për Islandën, por edhe për të ardhmen e 27-vjeçarit të Genoa-s. Në fakt, ai është një nga lojtarët më të kërkuar në merkato. Emri i tij pëlqehet edhe në Premier League, por dëshira e tij është që të qëndrojë në Serinë A.

Jo te Genoa sepse Gudmundsson është gati për hapin e madh dhe kuqeblutë duan të përfitojnë sa më shumë të jetë e mundur nga shitja e tij.

Skuadra e interesuara nuk mungojnë me Inter-in që e konsideron një përforcim të mëtejshëm në sulm mbrapa krahëve të Thuram dhe Lautaro Martinez.

Klubi zikaltër duket se ka marrë edhe pëlqimin e futbollistit, siç ka bërë të ditur Gazzetta dello Sport, por edhe Milan-i duket se është gati të futet në garë për islandezin.

Në fakt, sipas Tuttosport, kuqezinjtë duket se janë në avantazh ndaj kushërinjve për të siguruar shërbimet e yllit të Genoa-s.

Ndërkohë, Gudmundsson shpreson të udhëheqë Islandën në Europian kundër Ukrainës. Më pas do të hapet derbi i merkatos mes Inter-it dhe Milan-it, që mund të rezultojë vendimtar për të ardhmen e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit