ZBULOHEN DETAJET: De Ligt-Juventus, ja kosto e operacionit, kontrata dhe fitimi i Ajax!

15 Korrik 2019
23:16
Anton Cicani
back button

Të martën në mbrëmje vonë zbarkimi në Torino, të mërkurën në mëngjes vizitat mjekësore dhe firma mbi kontratën, ndërsa të enjten pritet konferenca për shtyp përpara gazetarëve. Duhet të jenë këto etapat që do të ndjekë De Ligt te Juventusi, sipas "Sky Sport".

Mbrojtësi holandez, që ka akord me Juventusin prej më shumë se një javë për gati 14 mln euro në sezon, përfshirë këtu edhe bonuset, për pesë vitet e ardhshme, priste që të dy klubet të arrinin akordin burokratik dhe ligjor.

Në fakt, Ajax priste garancitë bankare, që sonte në mbrëmje kanë ardhur. Kështu, Juventusi siguron mbrojtësin e talentuar. Kosto? Sipas Gianluca di Marzio 75 mln euro në total, përfshirë edhe bonuset, nëse arrihen. Juventusi pritet të paguajë me këste rreth 60 mln euro dhe pjesën tjetër nëse arrihen objektiva të caktuar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit